Pyetje & Pergjigje

Informacione...

Për sa kohë më vjen porosia?

Nëse jeni brenda Durrësit porosia ju vjen brenda 3 deri 24 orëve.

Nëse jeni në rrethe porosia ju vjen brenda ditës së nesërme deri brënda 1-3 ditëve.

Nëse jeni në Kosovë porosia ju vjen brenda 5-7 ditë, në varësi të zonës tuaj specifike.

Sa mënyra transpporti ofroni?

Transporti ekonomik që është disponibël për gjithë produtket që ne disponojmë.

Mënyrat e pagesës

Ju mund të paguani me kartë online vetëm nese keni në llogari në PayPal.
Ju mund të paguani me kartë gjithashtu dhe nëse vini në një nga dyqanet tona fizke dhe bëni pagesë nëpërmjet POS-it ose Cash (me para ne dore).

 

       Cfarë mënyra pagesash ofroni?

–          Pagesa në dorëzim. Ju paguani vetëm pasi produkti është dorëzuar tek ju. Kjo mënyrë ju ofron sigurinë më të madhe të mundshme. Nuk ka nevojë për kartë krediti apo llogari bankare dhe përsëri përfitoni nga shumëlljoshmëria e produkteve dhe çmiemet e lira që ne ofrojmë.

–          Me transfertë bankare. Kjo mënyrë vlen për të gjithë, kudo që ndodhen. Gjatë proçesit të blerjes, nëse zgjidhni këtë mënyrë, do ju shfaqen dy llogari bankare, njëra për jashtë Shqipërisë dhe tjetra për brenda Shqipërisë. Të dyja llogaritë janë nga Raiffeisen Bank dhe janë të regjistruara në emër të Nettrade Albania. Kështu çdo pagesë e depozituar në këtë llogari, është e sigurt dhe ju keni të drejtën ta merrni mbrapsh nëse ne nuk plotësojmë kushtet dhe premtimet që ju japim.

–          Paypal është mënyra e tretë që ofrojmë. Kjo është mënyra që zgjedhin miliona blerës online në të gjithë botën. Ne nuk mund të tërheqim lekët që ju depozitoni për blerjen tuaj nëse nuk kemi përmbushur të gjitha detyrimet për të cilat ju paguani.

–          Easy Pay zgjidhja Easypay siguron që pagesat të bëhën online dhe nëpërmjet celularit në platformën Android, Apple dhe Windows, shpejt, pa rrezik dhe me siguri maksimale.

Dëshiroj të kthej produktin, cfarë duhet të bëj?

Mos u shqetësoni, ne ju japim mundësine ta ktheni produktin tuaj brenda 14 Ditësh.

Për të kthyer produktin ju duhet të:
– Kontaktoni me Shërbimin e Klientit nëpërmjet numrit të telefonit +355 69 36 46 568  për të iniciuar proçedurën e kthimit.

 

Cilat janë kushtet e kthimit?

Nëse dëshironi të ktheni një produkt që keni marrë në  faqen tonë ju si fillim duhet të plotësoni këto kushte:
– Njoftimi për kthimin që dëshironi të bëni duhet të jetë brenda 48  orëve nga momenti që ju keni tërhequr produktin në postë ose e keni marrë në dyqan apo nga korrierët tanë.

  1.         – Produkti nuk duhet të jetë i dëmtuar.
  2.         – Produkti nuk duhet të ketë shenja përdorimi.
  3.         – Amballazhi i produktit duhet të jetë i rregullt dhe me të gjitha aksesorët e tij.
  4.         – Produtket me pulla sigurie në paketim duhet ta ketë të padëmtuar pullën e sigurisë. Pra nuk duhet të jetë I hapur.
  5.         – Produkti duhet të ketë faturën e blerjes së tij.

 

– Produkti i kthyer duhet të jetë i shoqëruar me faturën e plotësuar tek pjesa e kthimit me produktin, arsyen dhe firmën tuaj.

 

SHOPPING CART

close
Languages